Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Daku në datëlindjen e babait të tij: Je motivi dhe “tifozi” më i madh i imi

Daku në datëlindjen e babait të tij: Je motivi dhe “tifozi” më i madh i imi

Sulmuesi i Ballkanit Mirlind Daku përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka uruar babain e tij me rastin e datëlindjes së 57.

Këtë urim Daku e ka bërë duke e përshkruar me fjalë të mëdha sakrificën, përkushtimin dhe mbështetjen e tij për familjen dhe karrierën e tij si futbollistë, përcjellë KosovaPress.


Babain e tij, Daku e ka cilësuar si “ motivin dhe tifozin më të madh” të tij.

“Babi im, nuk mund ta përshkruaj me fjalë dashurinë dhe sakrificën që ke bërë për mua dhe familjen tonë. Falemnderit për gjithçka që vazhdon të bësh për ne.  Pa ty nuk do të mund ta shijoja këtë mini sukses që kam. Shpresoj që të të kem afër edhe për shumë vite sepse ti je motivi dhe “tifozi” më i madh i imi. Urime datëlindjen e 57-të. Edhe shumë të tjera të lumtura. Të dua.”, ka shkruar Daku në “Facebook”.

Në këtë sezon të Superligës së Kosovës, Daku i ka realizuar 26 gola për Ballkani duke e kryesuar kështu listën e golashënuesve më të mirë.

Lexo edhe

Video

error: