Daka: Ne nuk jemi zhvatës të buxhetit

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka i ka quajtur të turpshme dhe ofenduese deklaratat e ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi. Ajo tha se të cilësohet një institucion kredibil me zhvatës dhe kriminel, që e zhvatin buxhetin e shtetit është e rëndë dhe jo në rregull.

Në mbledhjen që KQZ-së, Daka bëri të ditur se Qeveria ende nuk i ka ndarë mjetet financiare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë. Përkundër se dje ekzekutivi votoi për një gjë të tillë, por pa mëditjen e kërkuara nga KQZ.

Shefja e KQZ-së duke arsyetuar kërkesën e tyre për buxhet që ia kanë adresuar Qeverisë, përfshirë edhe mëditjet, tha se çdo angazhim jashtë orarit të punës, sipas ligjit në fuqi duhet të paguhet.

Në lidhje me këtë reagoi edhe kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Yll Buleshkaj, i cili tha se ministri Bislimi ka bërë gabim që ka përdorur cilësime karshi tyre.

Më kritikues u shpreh anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti. Ai i quajti popullsite deklaratat e tij dhe tha se me këtë, ministri Bislimi po tregon një autokraci.


Për gjitha këto, reagoi anëtari i VV-së, Sami Kurteshi duke e arsyetuar ministrin e partisë së tij. Kurteshi tha se nga Qeveria e re tashmë ka një vendosmëri për të respektu mjetet financiare.

Ndërsa, Arianit Elashni nga PDK tha se në kuadër të atij vendimi të qeverisë duhet që të përjashtohet administrata e KQZ-së.

Në mbledhjen e sotme, KQZ edhe certifikoi tre kandidatët për kryetar të Podujevës. Shpejtim Bulliqin nga VV, Nexhmi Rudari nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.

 

 

Lexo edhe

Video