Daka mbron vendimin për ta certifikuar si kandidat për deputet Etem Arifin

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka në seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, përkitazi me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së qeverisë Hoti, ka thënë se institucioni që drejton nuk mund të mos certifikojë një kandidat për deputet, nëse në aktvendim nuk ceket decidivisht që është marrë e drejta për të kandiduar.

Në të kundërtën sipas saj KQZ-ja do të bënte shkelje kushtetuese.


“Nëse KQZ-ja do të kishte hasur në vendim gjyqësor me emërtim heqja e së drejtës për t’u zgjedhur do të merrte në konsideratë për të mos rekomanduar, apo certifikuar ndonjë kandidat i subjektit politikë.

Sipas Dakës deputeti Arifi ka dorëzuar formularin për certifikim.

“Zotëri Arifi ka dorëzuar formularin për certifikimin e kandidatit, në sesioni B të tij kandidati deklaron dhe vërteton se kandidatura e tij është në përputhshmëri të plotë me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet përgjithshme”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

error: