Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Daka: Kërcënimet e zyrtarëve politikë janë të paprecedentë, unë nuk i marrë vendimet

Daka: Kërcënimet e zyrtarëve politikë janë të paprecedentë, unë nuk i marrë vendimet

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka i ka quajtur kërcënime deklaratat e zyrtarëve politikë në lidhje me mundësitë e moscertifikimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një konference për medie, Daka tha se këto kërcënime janë të paprecedentë  dhe se vetëm po zbatojnë vendimet e institucioneve tjera.


Ajo tha se gjitha vendimet nuk merren nga ajo, por nga kolegjiumi i KQZ-së.

“Akuzat e partive politike në adresë të KQZ dhe në adresën time personale është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit për të pamundësuar zbatimin e Kushtetueses dhe ligjit në fuqi. Kërcënimet ndaj meje dhe shqetësimin që po e përjetojnë familja ime janë të paprecedentë dhe të rrezikshme. Të gjithë kandidatët që dje kanë parë vetën në listën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si persona që nuk i plotësojnë kriteret për të certifikuar si kandidatë për deputetët do t’u them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë se është ligji dhe Aktgjykimi Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë. Unë nuk kam shkruar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as nuk e kam votuar, unë nuk e kam shkruar as nenin 29 të këtij ligji, nuk e kam shkruar as germën q të këtij neni që pamundëson kandimimin e një personi i cili është shpallur fajtor për veprën penale me një vendim përfundimtar të gjykatës ne tri vitet e fundit”, tha Daka në një konferencë për media.

Lexo edhe

Video

error: