Daka : Kam pasaportë shqiptare jo përshkak të lidhjeve politike, por nuk do të votojë në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri janë duke u vëzhguar edhe nga një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në krye me kryetaren, Valdete Daka.

Ata kanë qëndruar nga afër në Qendrën e Votimit “Qemal Stafa”, në Tiranë ku po implementohet projekti i “Identifikimit Biometrik”.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka nënshtetësi shqiptare, mirëpo ajo tha për KosovaPress se sot nuk do e ushtrojë të drejtën për të votuar, pasi mendon që vetëm ata që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri duhet të votojnë.


“Jo unë nuk do votoj edhe pse e gjitha familja  ime ka pasaportë shqiptare jo për shkak të lidhjeve me ndonjë politik  por për shkak të faktit se nëna ime është nga Shqipëria ka lindur  në Shqipëri ka pasur nënshtetësi shqiptare unë konsideroj se vetëm ata të cilët jetojnë  dhe të cilët kontribuojnë në shtet kanë obligim moral që të votojnë unë meqenëse jetoj në Kosovë punoj në Kosovë konsideroj që vota ime duhet të  hidhet në Kosovë“, tha ajo.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në Kosovë të drejtën e tij të votës së shtetas i Shqipërisë e ka shfrytëzuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Votuesi shqiptar do të duhet që të identifikohet duke e kaluar kartën e identitetit ose pasaportën biometrike tek pajisja. Kjo pamundëson edhe votimin numër të dikujt tjetër. Në momentin që shenja e gishtit nuk përputhet me kartën e identitetit, atëherë pajisja do të lëshojë edhe një sinjal akustik që do të alarmojë të gjithë komisionerët në vendvotim.

Për herë të parë në Shqipëri po implementohet edhe votimi elektronik. Ky është një projekt-pilot vetëm në një zonë zgjedhore, e cila përkon me njësinë administrative nr. 10 në Tiranë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.