Daka: Ende s’e di arsyen pse u shndërrova në target të fyerjeve në rrjete sociale

Daka: Ende s’e di arsyen pse u shndërrova në target të fyerjeve në rrjete sociale

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka komentuar sërish deklaratën e saj ku tha që “jam bërë personi më i urryer në tri javët e fundit”.

Daka në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se ende nuk e di arsyen pse ajo u shndërrua në target të ofendimeve në media dhe rrjete sociale.


“Thashë kështu, pasi fatkeqësisht edhe pse nuk e di arsyen, unë u shndërrova në target të të gjitha fyerjeve, ofendimeve në rrjete sociale, në media dhe gjithkund nga njerëzit e njohur dhe të panjohur, nga njerëz që s’mund ta paramendojnë se çfarë bartë procesi zgjedhor. Nuk e kam ditur asnjëherë arsyen përse. Edhe sot e kësaj dite, nuk e kuptoj pse i gjithë mllefi i opinionit është kthyer në një person dhe unë jam shndërruar në personin në të cilin dikush e ka ngërthyer të gjithë fushatën dhe e ka mbështetur të gjithë fushatën e tij kundër meje”, ka thënë ajo.

“Nuk kisha dashur të personalizoj, pasi dihet shumë qartazi në opinion se kush ka drejtuar gishtin vazhdimisht nga unë, edhe pse sot nuk e kuptoj pse –në”, ka thënë Daka duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndryshe, Daka gjatë mbledhjeve të KQZ-së ka pasur përplasje me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi, për pranimin e votave nga diaspora.

Lexo edhe

Video