Daja flet pas ndeshjes me Zalgiris, thumbon Kushtrim Gashin

Daja flet pas ndeshjes me Zalgiris, thumbon Kushtrim Gashin

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas barazimit kundër Zalgiris, duke thënë se me paraqitjen që skuadra e tij e tregoi ata merituan më shumë, ndërsa foli edhe për problemet me mesfushorin Kushtrim Gashi.

Kampioni i Kosovës barazoi me rezultat 1:1 kundër Zalgiris, ku golin e vetëm te suharekasit e shënoi Nazmi Gripshi, kurse te kampioni i Lituanisë golashënuesi i vetëm ishte Oliver Buff.

Trajneri Daja tha se skuadra e tij meritonte më shumë se barazimin pasi që ishte dominuese gjatë tërë ndeshjes.


“Të krijosh kaq shumë raste të vjen keq kur nuk i shfrytëzon. Djemtë meritonin shumë më shumë në bazë të asaj çfarë kanë treguar në lojë.Kemi dominuar në posedim të topit dhe në raste për shënim. Zona ku na goditi kundërshtari nënkupton se do të duhej të ishim më të kujdesshëm. Kjo na vjen keq”, tha Daja.

Më tej, trajneri i Ballkanit sqaroi edhe problemin me mesfushorin Kushtrim Gashi, të cilin e thumboi duke thënë se zëvendësuesi i tij tregoi paraqitje tejet të mirë.”Në një ekip janë prezente këto gjëra. Sidomos tani kur jemi në afatin kalimtar të lojtarëve. Gashi ka humbur ritmin e ndeshjeve nga janari e këndej. Një nga lojtarët më të mirë në fushë sot ishte Emerllahu, që luan në pozitën e Gashit. Ai do të duhej të dilte mbi interesin personal. Mirëpo, janë gjëra që ndodhin”, tha Daja.

Ndeshjen e kthimit Ballkani e zhvillon më 12 korrik si mysafirë i Zalgiris në stadiumin “LFF stadionas” në Vilnius.

Lexo edhe

Video