Ksamili në Shqipëri – destinacioni i ri nën radar – është cilësuar nga ekspertët e udhëtimeve si një parajsë evropiane e ngjashme me Maldivet, shkruan Max Channon në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.
Fshati i bukur bregdetar me rërë të bardhë dhe ujëra bruz – po fiton me shpejtësi një reputacion si një nga destinacionet kryesore për pushime verore – një vend që shumica e britanikëve nuk e kishin menduar kurrë se do ta vizitonin!
Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve e kanë renditur Shqipërinë si një parajsë të fshehur evropiane dhe një destinacion buxhetor – të ngjashme me Maldivet.
Pushimet ne Ksamil ofrojnë një arratisje të qetë në përqafimin e natyrës.
“Nga pushimi nën diell deri te shijimi i ushqimeve më të freskëta të detit, pushimet e Ksamilit përmbledhin thelbin e një parajse mesdhetare”, shkruan lastminute.com.
Ksamili është një destinacion plazhi – i konsideruar si parajsa e jugut të Shqipërisë.
Ndryshe nga plazhet e tjera të Mesdheut, Ksamili është ende një vend i qetë dhe i izoluar – me ujëra të pastra kristal dhe ngjyrë bruz.
Fshati bregdetar ofron rërë të bardhë dhe pamje fantastike të bregdetit të Jonit.
Çmimet e hoteleve në Ksamil variojnë nga 25-45 euro – në varësi të hoteleve që zgjidhni me 3 ose 4 yje – ose muajin që e vizitoni.
Shqipëria nuk është e shtrenjtë për t’u vizituar. Krahasuar me vendet e tjera evropiane, Shqipëria është një destinacion i lirë pushimesh.
Një dhomë dyshe në një hotel kushton 25-40 euro. Një vakt i lirë është 2-4 euro – ndërsa në një restorant lokal kushton 4-10 euro.
Ushqimi shqiptar është i ngjashëm me ushqimin grek, turk dhe atë italian.
Kudo në Shqipëri mund të shohësh restorante, dyqane dhe supermarkete të stilit italian. Gjithashtu ofrohen ëmbëlsira si bakllava dhe kafe turke.
Blogerja e udhëtimeve Fleming Ware shkroi në faqen e saj “wareontheglobe” – se plazhet e Ksamilit ishin të mrekullueshëm.