Kurti takon Rifat Latifin pas dorëheqjes, Dafina Gexha-Bunjaku caktohet ushtruese e detyrës

Kurti takon Rifat Latifin pas dorëheqjes, Dafina Gexha-Bunjaku caktohet ushtruese e detyrës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish- ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili dje ka dhënë dorëheqje.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.


“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë. Kurti i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njëkohësisht, kryeministri Kurti sot ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës së Ministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

Lexo edhe

Video