CubyLink edhe në Prishtinë, 15 punëtorë me ide inovative për teknologji
Lajme
Lexohet për: 5 min.
cublinkkk
3 muaj më parë
Linku u kopjua

CubyLink një kompani e njohur për zgjidhjet e saj inovative me përdorimin e inteligjencës artificiale, me mbi pesë milionë klientë në platformën tyre në Gjermani, sot ka hapur pikën e saj të re në Prishtinë.

Me një ekip të përkushtuar dhe energjik, CubyLink ka për qëllim të angazhojë të rinjtë e motivuar të Kosovës në krijimin e zgjidhjeve teknologjike për tregun energjetik gjerman. Duke kombinuar përvojën e saj me energjinë e re, CubyLink ofron një platformë unike për të nxitur kreativitetin dhe për të zhvilluar aftësi të reja, duke kontribuar kështu në rritjen e sektorit teknologjik në vend.

Pronari i CubyLink, Bashkim Malushaj tha se pika e re në Prishtinë ka filluar me 15 punëtorë dhe se kushtet e punës janë të shkëlqyera, kështu duke inkurajuar një ambient të qetë dhe produktiv.

Ai theksoi se deri tani të gjithë bashkëpunëtorët janë të kënaqur dhe se asnjë nuk ka zgjedhur të largohet.

"I kemi disa programerë që janë ekzistues në kompanitë tjera që i kemi këtu në Kosovë. Me sukseset e fundit që i kemi pasur e kemi marrë vendimin t'i bashkojmë të gjithë në një vend, në këtë kompaninë CubyLink që vetëm në Gjermani ekziston qe disa vite dhe tash e kam hapur këtu si pikë në Kosovë, për ta shfrytëzuar potencialin që e kemi. Dhe kolegëve tanë të mund t'iu japin perspektivë që të punojnë me teknologji të reja që është shfrytëzimi i inteligjencës artificiale. CubyLink jep mundësinë të punohet në teknologjitë e fundit  që janë ekzistuese. Kemi arritur t'i fitojmë klientë tanë, ata që i fusin klientët e tyre në sistemet tona, kemi arritur t'i kemi pesë milionë klient në platformën tonë. Ky është një potencial shumë i madh për të bërë zgjidhje të reja, të mendojmë si ta shpejtojmë procesin edhe në Gjermani, të ketë efekt nga Kosova për tregun gjerman...Për momentin në Kosovë kemi startuar me 15 punëtorë...Kushtet e punëtorëve janë shumë të mira, pa thënë shifra konkrete. Por, me të gjithë bashkëpunëtorët që kemi filluar të bashkëpunojmë asnjë nuk është larguar", tha Malushaj.

Udhëheqësi i Departamentit të Programerëve në CubyLink në Gjermani, Jens Lohaus u shpreh i lumtur për hapjen e pikës së re të CubyLink në Prishtinë. Ai potencoi se në Gjermani tashmë kanë përvojën për të ofruar zgjidhje në softuer për kompanitë energjetike me anë të inteligjencës artificiale.

Derisa theksoi se të rinjtë në Kosovë kanë ide inovative dhe janë të motivuar për punë, tregoi se e veçanta e këtij biznesi është ofrimi i zgjidhjes speciale për tregun gjerman të energjisë.

“Ndihem shumë i lumtur që kemi mundësinë të kemi një zyrë këtu në Prishtinë. Dhe kjo tani po hapet sepse ne në Gjermani kemi kontaktin dhe le të themi përvojën për të zhvilluar zgjidhje në softuer për kompanitë energjetike, ne e bëjmë me inteligjencë artificiale dhe këtu në Prishtinë ka kaq shumë të rinj që kanë motivim për të bërë gjëra të reja dhe duan të mësojnë, dhe kjo është diçka për të cilën ndihem shumë i lumtur që të punoj së bashku me ta për të qenë të aftë për t'u treguar atyre gjëra, por edhe për të marrë ide prej tyre, sepse ata janë ndoshta më inovativ në disa pika, dhe kjo është mundësi e madhe për ne, pra për ne si kompani dhe gjithashtu për mua. E veçanta e këtij biznesi është se ne bëjmë zgjidhje speciale për tregun gjerman të energjisë”, potencoi Lohaus.

Ndërkaq, udhëheqësi i Departamentit të Programerëve në CubyLink në Kosovë, Alban Ilazi tha se synojnë që të rrisin edhe më shumë kapacitete e kësaj kompanie, ngase sipas tij mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të kësaj fushe.

"Ekipi ynë i ndërtuar prej shumë personave, kemi ekip që është mbarë botëror, të paktën e planifikuar të jetë mbarë botëror. Kemi ekip në Gjermani, kemi ekip në Kosovë dhe pritet që të rritet edhe më shumë. E gjithë kjo falë eksperiencës tonë në Kosovë që mund të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve drejt pjesës evropiane, pjesës të shteteve të tjera që realisht janë shumë të zhvilluara", potencoi Ilazi.

Ndërsa drejtori i kësaj kompanie, Hamdi Malushaj, në një fjalë rasti me hapjen e pikës së re të CubyLink tha se po e fillojnë një të ardhme të re me perspektivë të madhe. Ai u shpreh se tregu gjerman për këtë kompani është bërë zgjidhje e mirë dhe se CubyLink është zgjidhje adekuate për tregun gjerman.

"Besoj që po e fillojmë një të ardhme të re me perspektivë shumë të madhe. Tregu gjerman për ne është bërë një zgjidhje e mirë dhe ne për tregun gjerman jemi zgjidhje adekuate. Në sprovat e kompanive gjermane, po na thonë në tavolina se jemi më të mirët në pjesët e vende të tjera, që kanë bashkëpunëtorë jashtë Kosovës. Ne jemi duke shkëlqyer", u shpreh Malushaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025