Cruyff: Barça dhe Messi duhet të jenë bashkë përsëri

Cruyff: Barça dhe Messi duhet të jenë bashkë përsëri

Drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Cruyff ka folur për mundësinë që gjiganti katalunas ta rikthejë në skuadër superyllin, Lionel Messi.

Messi aktualisht është pjesë e Paris Saint-Germain, ku ka kontratë me kampionin francez deri në qershor të vitit 2023, me opsionin për ta rinovuar atë deri në vitin 2024, raporton KosovaPress.


Tifozë të shumtë nga mbarë bota ëndërrojnë për një rikthim të Messit te Barça, ndërsa për këtë çështje ka folur drejtori sportiv i katalunasve, Jordi Cruyff.

“Barça dhe Messi duhet të jenë bashkë përsëri një ditë. Kjo gjë është e qartë. Ndoshta kjo do të jetë pas fundit të karrierës së tij profesionale, por Barça dhe Messi e meritojnë një përqafim të fundit, një kërcim të fundit së bashku”, tha Cruyff.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjell e ardhmja për Lionel Messin, ku raportohet se superylli argjentinas do të vendos për të ardhmen e tij pas aventurën në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Lexo edhe

Video