COVID, sërish 17 raste aktive

COVID, sërish 17 raste aktive

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 17.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus.


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.687 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.871 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.329 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,853 persona.

Lexo edhe

Video