Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 280 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312. Në total numri i rasteve aktive është 168.
Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës. Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.