Covid-19, shtohet numri i komunave në zonë të kuqe

Covid-19, shtohet numri i komunave në zonë të kuqe

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se në Institutin e KSHPK dhe në 6 qendrat rajonale të shëndetësisë publike, konkretisht në Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, ka filluar shpërndarja e aparaturave të reja PCR për teste moleklulare

Zemaj në një konferencë për media, tha se nga 19 komuna, tash janë 21 komuna në zonën e kuqe, në zonën e gjelbër janë rikthyer disa komuna, duke u bërë kështu 7 komuna, derisa u ndal edhe te mungesa e oksigjenit, duke thënë se është krijuar panikë me informata jo të vërteta.

“Paniku i krijuar për oksigjen është i pabesueshëm, andaj, qytetarët dhe të gjitha pacientët e spitaleve regjionale, duhet të besojnë se siguria e pacientëve është maksimale, ndryshe, penalizimi është i pashmangshëm. Oksigjeni është furnizim elementar, prandaj jo vetëm për të por për të gjitha nevojat e pacientëve, ne jemi këtu…..Shumë shpejt do të bëhet edhe vendosja e tankeve të reja, ku do të shtohen kapacitet me oksigjen, përafërsisht 20.000 litra. Sot kemi kategorizimin e ri, në zonën e kuqe janë 21 komuna, në zonën e verdh janë 10 komuna dhe në zonën e gjelbër 7 komuna”, tha ai.

Zemaj shtoi se tashmë në IKSHPK dhe në 6 qendrat rajonale të shëndetësisë publike, konkretisht në Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, ka filluar shpërndarja e aparaturave të reja PCR për teste moleklulare, të blera përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare nga huamarrja nga Banka Botërore.

“Deri në fund të javës që vjen, presim që apartuarat të vendosen në të gjitha këto qendra, me që prej dje ka filluar shpërndarja. Me sigurimin e këtyre aparaturave, numri i testimeve do të shumëfishohet dhe diagnostikimi i COVID bëhet edhe më i shpejtë në çdo pjesë të vendit. Informata tjetër është se krahas aparaturave për PCR në IKSHPK dhe në këto qendra do të fillojë të bëhen edhe testime serologjike, për të mësuar më shumë për statusin imunologjik të popullatës në raport me COVID”, tha ai.

Sipas tij, aparatet për testime serologjike janë dërguar gjatë javës në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike me përjashtim në Prizren, ku janë duke kryer disa intervenime në infrastrukturën e laboratorit të tyre dhe kanë kërkuar që aparatin të mos e dërgojmë këtë jave, por ditëve në vijim.

“Me sigurimin e këtyre pasjijeve të cilat shoqërohen edhe me kite, metariale shpenzuese dhe pajisje tjera ndimëse, ne po rrumbullakësojmë një proces shumë të rëndësishëm në shtirjen e hulumtimit, gjurmimit aktiv, testimit dhe diagnostikimit të COVID, me çka po e mbajmë edhe premtimin e dhënë”, tha ai.


Ai tha se ky projekt për testimet, i realizuar përmes Bankës Botërore ka kushtuar 1.752.210 euro. milionë euro.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, pasi paraqiti raportin 24 orësh për gjendjen epidemiologjike, edhe një herë kërkoi që të respektohen masat anti-covid.

“Në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.530 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 478 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Betejen ndaj Covid-19, nuk mundën ta fitojnë në Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç) dhe në Suharekë një 77 vjeç”, tha ai.

Sipas tij, numri total i rasteve pozitive është 41.777 raste nga 149.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.073 raste të vdekjes.

Kurse, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor, Valbon Krasniqi tha se spitalet janë të stërngarkuara.

“Këtyre ditëve kemi arritur shifrën prej 1000 pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale. Po ashtu, është mjaft i madh i pacientëve me oksigjenoterapi, rreth 700 kemi sot dhe po ashtu numri në respirator që gjatë këtyre ditëve është sjellë nga 50 deri në 60“, tha ai.

Derisa tha se situata është shumë e ngarkuar, siguroi që secilit pacientë do t’i ofrohet shërbimi i duhur./KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: