Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

COVID-19, Shqipëria konfirmon 6 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19, Shqipëria konfirmon 6 viktima në 24 orët e fundit

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3024 testime të kryera, janë konfirmuar 317 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 529 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz etj.


Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96.129 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: dy qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Durrësi, një qytetar nga Vlora, një qytetar nga Shkodra, të moshave 69-90 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 127.509 raste pozitive, prej tyre 96.129 janë shëruar, 29.083 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.297./A2

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: