COVID-19 në Shqipëri, dita e tretë radhazi pa humbje jete

COVID-19 në Shqipëri, dita e tretë radhazi pa humbje jete

Shqipëria për të tretën ditë radhazi fatmirësisht nuk ka shënuar asnjë rast me përfundim fatal si pasojë e virusit korona.

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se në 24 orët e fundit nga 917 testime të kryera, vetëm 200 rezultuan pozitive për Sars Cov-2, ndërsa janë shëruar 444 qytetarë.


Më së shumti raste të reja me virusin korona në 24 orët e fundit janë regjistruar në Tiranë – 64. 

Janë 2.468 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 328.916 raste me koronavirus, prej tyre 322.865 janë shëruar,  2.468 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.583 pacientë.

Lexo edhe

Video