COVID-19 në Shqipëri, dita e pestë radhazi pa viktima

COVID-19 në Shqipëri, dita e pestë radhazi pa viktima

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

Në buletinin ditor mësohet se nga 3593 testime të kryera, 2 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa 29 persona të tjerë u shëruan nga virusi.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (5 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 29

Të shtruar në spitale 28

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,593


Testime totale 736,591

Raste pozitive 132,374

Raste të shëruara 129,627

Raste Aktive 296

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 80

Shkodër 60

Korçë 41

Berat 35

Lezhë 25

Elbasan 18

Gjirokastër 11

Vlorë 11

Durrës 4

Kukës 4

Fier 4

Dibër 3.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.