Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

COVID-19 në Shqipëri, 6 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri, 6 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19 në Shqipëri dhe janë shënuar 134 raste të reja nga 2517 testime.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 8 në Skrapar, 7 Vlorë dhe Gjirokastër, 6 Devoll, 5 Lezhë, Kavajë dhe Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 516 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103.582 që nga fillimi i epidemisë.


Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 63 – 79 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar  130.114 raste, prej tyre 103.582 janë shëruar, 24.168 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.364 persona./A2

Lexo edhe

Video

error: