COVID-19, miratohet vaksina për fëmijët mbi gjashtë muajsh

COVID-19, miratohet vaksina për fëmijët mbi gjashtë muajsh

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në SHBA njoftoi sot miratimin e vaksinës kundër variantit Omicron të Covid-19, për fëmijët mbi gjashtë muajsh.

Më herët, fëmijët nën moshën pesë vjeç nuk lejoheshin të merrnin vaksinën përforcuese bivalente kundër Covid-19.


“Prindërit rekomandohen të marrin në konsideratë kryerjen e vaksinës te femijët e tyre, veçanërisht kur shkojnë me pushime, dhe gjatë muajve të dimrit ku kalohet më shumë kohë në ambiente të mbyllura”, deklaroi komisioneri i FDA-së, Robert M. Califf.

“Ndërsa ky virus ka ndryshuar dhe imuniteti nga vaksinimi i mëparshëm kundër COVID-19 është ulur, sa më shumë individë të jenë të vaksinuar, aq më shumë përfitime do të ketë për familjet dhe shëndetin publik, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve”, shtoi ai. /DPA/

Lexo edhe

Video