COVID-19, mbi 500 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës në Kosovë

COVID-19, mbi 500 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës në Kosovë

Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.


Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës përmes një postimi sot në Facebook, ku thuhet se vetëm gjatë shtatorit janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

“Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar.  Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim. Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë. Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavën. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj. Bashkë ia dalim!”, thuhet në postim.

Lexo edhe

Video