COVID-19, Kosova dhe Shqipëria të rrisin shkëmbimin e lirë të mallrave

COVID-19, Kosova dhe Shqipëria të rrisin shkëmbimin e lirë të mallrave

Në këtë kohë pandemie, Kosova e Shqipëria duhet të vazhdojnë bashkëpunimin, për lehtësira në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve. Këto dy vende duhet të rrisin shkëmbimin tregtar, marrë parasysh problemet me të cilat po përballet tregu global.

Kështu u tha sot pas takimit mes udhëheqësve të komunës së Prizrenit dhe Kukësit, Odës së Afarizmit të Kosovës dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë.

Të martën në pikën kufitare në Morinë, këta të fundit kanë diskutuar për detyrimet e te dyja vendeve për shkëmbim te lire të mallrave.

Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari konsideroi se ky takim është i rëndësishëm dhe se Morina duhet të jetë pikë e cila përmbush më së miri detyrimet mes të dyja vendeve, në këtë kohë krize.

“Jemi të lumtur pasi konstatojmë që Morina vazhdon të jetë një pikë e cila po përmbush më së miri detyrimet që ka në këtë situatë të virusit. Do të thotë vazhdon qarkullimi i lirshëm i mallrave. Si ato që importon Kosova, dhe si ato që vijnë nga Kosova në Shqipëri. Sigurisht autoriteti Kombëtar i ushqimit, inspektorati shëndetësor, drejtoria e higjienës vazhdojnë inspektimet e tyre që në Shqipëri të futen mallra normal dhe në Kosovë të futen mallra me standarde. Kjo është një pjesë e sigurt. E dyta, jemi të lumtur që pjesët e këtyre dy anëve, që shqiptarët e Shqipërisë që punojnë në Kosovë, dhe qytetarët e Kosovës që punojnë në Shqipëri po zbatojnë karantinimin po rrinë në territoret e tyre dhe po sakrifikojnë dhe nuk ka dyndje”, tha ai.

Ndër te tjera ai tha këtë takim u tha se duhet ketë lehtësira në futjen e mallrave në mes dy vendeve.

Për këtë, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se marrë parasysh situatën pandemike, duhet të ketë shkëmbim më të madh tregtar, për çka do te ketë ndikim të mirë për Kosovën e Shqipërinë

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të njoftojmë të gjitha bizneset në Kosovë për ato mallra që janë në Shqipëri te cilat mund të blihen këtu dhe e njëjta, do të kërkojmë nga prodhuesit tanë që të na japin ato mallra që prodhohen në Kosovë që të japim në Shqipëri. Që të rrisim këtë tregti në kohe pandemie ngase ju e dini që momentalisht treghet globale janë në problem, sidomos me prodhimin e ushqimit pasi janë ndërprerë linjat e ndryshme. Por kjo tregti mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të të vazhdojë dhe mendoj qe nuk do të ketë problem në furnizim me ushqime, qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë”, deklaroi Haskuka.

I pari i Prizrenit tha se në fillim të përhapjes së covid 19 në Kosovë ka pasur problem me furnizim të miellit, por pas shkëmbimit të madh tregtar që është bërë është stabilizuar tregu.

Për këtë u zotua edhe Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili deklaroi se pika kufitare në Morina ka funksionuar më së miri gjatë kësaj kohe.


“Gjithë këto maune që janë këtu dhe dogana e Morinës ka funksionuar më së miri edhe pse jemi me një pandemi. Prapë se prapë ne kemi biseduar me gjithë aktorët e Kosovës, duke filluar me ato të pushtetit lokal dhe ato të qeverisë qendrore. Kështu që jemi në rrugën e duhur për te funksionuar dhe për te shkëmbyer mallra njëri me tjetrin”, theksoi ai.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi tha se qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë që të shohin se si po rrjedh situata, dhe se me çarë po përballen bizneset gjatë shkëmbimit te mallrave.

“Bizneset janë duke qarkulluar pa probleme, do të thotë nuk kemi pengesa dhe qëllimi kryesor është që të rrisim këtë bashkëpunim, mos të kemi telashe. Jemi të kënaqur me bashkëpunim dhe besoj që bashkërisht do ta rrisim bashkëpunimin në këtë kohë krize që t’i dalim sa më mirë qytetarëve me shërbimet tona si biznese”, tha Krasniqi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi tha se në këtë situate pandemie duhet të minimizohen gjitha problematikat që mund te jenë ne zonën doganore mes Shqipërisë e Kosovës.

“Është e rëndësishme që për popullatën e Kosovës nuk ka munguar asnjëherë furnizimi me të gjitha materialet që vijnë nga porti i Durrësit. Vë ne dukje që sot Kosova merr 70 për qind të gjithë artikujve të rëndësishëm jo vetëm industrial por edhe ushqimor mes kufirit të Shqipërisë. Dhe qytetarët e Kosovës ndihen të sigurt që porti i Durrësit është edhe porti i tyre që në këto dite po punon me intensitet të plot që të mos mungojë asgjë në këto kohë”, u shpreh Minxhozi.

Sipas tij, është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë ne nivel të lartë këtyre ditëve, në mënyre që të realizojnë detyrimet e tyre.

Ndër të tjera, drejtorët e policisë te dy komunave kanë bërë te ditur se që nga fillimi i muajit prill, 1209 kamionë komercial kanë hyrë në Kosovë, ndërsa ne dalje kanë qenë 1315.

 

 

Lexo edhe

error: