COVID-19, Italia përgatitet për Super Green Pass

COVID-19, Italia përgatitet për Super Green Pass

Me Krishtlindjet në prag, rritjen aktuale të rasteve dhe parashikimin e një rritjeje në dimër, qeveria italiane po përgatitet të nisë të ashtuquajturën “Super Green Pass”, që do të arrijë me shumë gjasa në dhjetor, njoftoi ministri i Administratës Publike, Renato Brunetta.

Një masë e krijuar për të mbrojtur më mirë subjektet e vaksinuara, por që në mënyrë të pashmangshme është e destinuar të krijojë polemika dhe pakënaqësi.

“Ne marrim vendimet që duhen për të garantuar lirinë e atyre që kanë kryer detyrën e tyre si qytetarë duke u vaksinuar”, përsëriti sot guvernatori i Ligurias, Xhovani Toti, duke i kërkuar qeverisë të “ngutet”.

“Nëse alternativa është mbyllja e një teatri apo një pishinë për të gjithë ose vetëm për ata që nuk janë të vaksinuar, nuk kam asnjë dyshim”, ritheksoi presidenti i Emilia-Romagna, Stefano Bonaccini.


Palazzo Chigi po punon, gjithashtu, në fronte të tjera të nxehta, përfshirë vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori, kryesisht mjekët, mësuesit dhe forcat e rendit, si edhe reduktimin e kohëzgjatjes së tamponëve dhe Green pass.

“Nga e hëna, pra, do të fillojmë me administrimin e dozave të treta për moshën mbi 40 vjeç, duke parashikuar datën e planifikuar fillimisht me dhjetë ditë dhe duke u rikthyer për të garantuar mbulimin me vaksinim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë”, tha Brunetta.

“Masa më e afërt, megjithatë, mbetet ajo e Green Pass me kufizime për të pavaksinuarit, për të mos i bërë të gjithë të paguajnë për egoizmin e disave”, theksoi ai.

Megjithatë, kufizimet do të hyjnë në fuqi vetëm në rast të ndryshimit të ngjyrave të rajoneve, që, tani për tani, nuk janë në horizont.

Lexo edhe

Video

error: