Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

COVAX miraton aplikimin e MSh-së, shumë shpejt mbërrijnë 24 mijë vaksinat e para

COVAX miraton aplikimin e MSh-së, shumë shpejt mbërrijnë 24 mijë vaksinat e para

Kontigjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca shumë shpejt pritet të arrijë në Kosovë.

Kjo pasi që mekanizmi ndërkombëtar i krijuar nga Aleanca Globale e vaksinave GAVI, i ka konfirmuar Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj.


Nuk dihet ende dita se kur do të mbërrijnë, por sipas Zyrës për Media të MSh-së, kjo do të ndodhë shumë shpejt.

“GAVI ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se vaksinat e para (Astra Zeneca) në kontingjent prej 24 mijë dozave do të arrijnë shumë shpejt. MSH-ja, sipas procedurave të aplikimit të përgatitur nga COVAX ka dorëzuar aplikacionin me të gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizëm dhe COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj, thuhet në përgjigjen e MSH-së për KosovaPress.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: