Coutinho pritet të qëndrojë tek Bayerni

Coutinho pritet të qëndrojë tek Bayerni

Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje që Philippe Coutinho ta zgjasë huazimin e tij në “Allianz Arena” edhe për dy muaj të tjerë, deri në fund të sezonit.

Sipas “Bild”, tre futbollistë të skuadrës kampione gjermane, që dilnin të lirë më 30 qershor, kanë rënë dakord të vazhdojnë në radhët e saj.

Perisic dhe Odriozola janë lojtarët e tjerë, që janë në të njëjtën situatë si braziliani. Mediat gjermane theksojnë gjithashtu se të tre lojtarët kanë rënë dakord të përgjysmojnë pagën e tyre gjatë këtyre dy muajve të zgjatjes së kontratës.


Bayern Munich ka fituar tashmë titullin e Bundesliga, por aspiron “të pushtojë” edhe Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

Coutinho ka marrë pjesë në 30 ndeshje të këtij sezoni, në mesin e të gjitha garave, dhe ka shënuar 9 gola. Barcelona po kërkon një destinacion për të, sezonin e ardhshëm, pasi bavarezët nuk do ta blejnë brazilianin, sipas klazuolës përkatëse prej 120 milionë eurosh.

Ata paguan 8.5 milionë euro për huazimin 1-vjeçar, të cilit i skadoi afati dje, por me mirëkuptimin e palëve është zgjatur edhe dy muaj, sepse kështu erdhën punët, u revizionuan kalendarët e garave prej pandemisë së Covid-19.

Lexo edhe

Video