Conte: Tottenham nuk është në nivelin e top klubeve angleze

Conte: Tottenham nuk është në nivelin e top klubeve angleze

Antonio Conte e ka përsëritur që do t’i duhet kohë për ta ringjallur skuadrën e Tottenham, pas humbjes shokuese me rezultat të ngushtë 2:1 nga skuadra sllovene Mura në Ligën e Konferencës.

Kur shihej se Harry Kane kishte shënuar golin e barazimit për Tottenham mbrëmë, pas golit të parë të ndeshjes të shënuar nga Tommy Horvat, ishte Amadej Marosa ai i cili shënoi golin dramatik dhe të fitores për Muran, kështu duke ia shkaktuar humbjen e parë Contes në krye të skuadrës angleze.

Conte, i cili tani ka një rekord prej dy fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje në katër ndeshje që prej zëvendësimit të trajnerit të shkarkuar Nuno Espirito Santo, e ka pranuar që duhet të ketë përmirësime dhe punë në çdo repart para ndeshjes si vend kundër Rennes, përcjell KosovaPress.


“Nuk më pëlqeu ajo çfarë ka ndodhur, paraqitje jo e mirë. Duhet të jem i sinqertë dhe të ju them që pas tre javë e gjysmë, jam duke e kuptuar situatën në klub, dhe mund të ju them që situata nuk është aspak e lehtë”, tha Conte.

“Nuk është e lehtë sepse në këto momente sigurisht që Tottenham nuk është në nivelin më të lartë. Momentalisht qëndron një hapësirë e madhe mes klubeve më të mira në Angli dhe Tottenhamit, por nga kjo nuk duhet të frikësohemi”, shtoi trajneri italian.

Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligën angleze, Tottenham gjendet në pozitën e shtatë në tabelë, katër pikë larg Top 4, dhe do të rikthehen në aksion këtë të diele kundër skuadrës së Burnley.

Lexo edhe

Video