Conte shpërthen ndaj pronarëve të Tottenhamit, lojtarët i cilëson egoistë (VIDEO)

Conte shpërthen ndaj pronarëve të Tottenhamit, lojtarët i cilëson egoistë (VIDEO)

Antonio Conte ka shpërthyer në akuza ndaj pronarëve të Tottenhamit, ndërsa lojtarët e tij i ka cilësuar si egoistë.

Trajneri i Tottenhamit tha se ekipi i tij nuk dëshiron të ndihmojë njëri-tjetrin, pas barazimit 3:3 kundër Southamptonit sot, raporton KosovaPress.

“Historia e Tottenhamit është kjo – 20 vjet ka këtë pronar dhe kurrë nuk fituan diçka. Pse?”, tha Conte.


Tottenhami ishte duke avncuar me dy gola në stadiumin “St Mary’s”, por pësuan dy gola brenda 15 minutave.

“Faji është vetëm për klubin, ose për çdo trajner që qëndron këtu”, tha Conte. “Kam parë trajnerët që Tottenham ka pasur në stol. Ju rrezikoni të prishni figurën e trajnerit dhe të mbroni situatën tjetër në çdo moment.

Deri më tani jam përpjekur ta fsheh situatën, por jo tani sepse, e përsëris, nuk dua të shoh atë që kam parë sot, sepse kjo është e papranueshme dhe gjithashtu e papranueshme për tifozët”, tha më tej trajneri italian.

(20) Hayters TV on Twitter: ““Tottenham’s story is this. 20 years there is the owner & they never won something. Why?” 😲 Antonio Conte goes down swinging in INCREDIBLE fashion 😳 🔗 https://t.co/cTG69ZLnok https://t.co/yNJZirZIy6” / Twitter

Lexo edhe

Video