Conte flet për ndeshjen Itali – Belgjikë

Conte flet për ndeshjen Itali – Belgjikë

Ish-trajneri i Interi Antonio Conte ka folur për ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020 ndërmjet Italisë dhe Belgjikës.

Ai ka lavdëruar shumë punën ë trajneri të Italisë Roberto Mancini duke thënë se ai ka krijuar një skuadër shumë kompakte dhe e cila po lufton shhumë përmes një pune ekipore.


“Italia ka gjetur një ekuilibër midis fazës sulmuese dhe mbrojtëse, një lojë kolektive dhe një frymë grupi. Kan 31 ndeshje pa humbje dhe ayë jo rastësisht. Më pëlqen fakti që është një ekip i vërtetë, me unitet dhe kompaktësi, me bilanc midis sulmit dhe mbrojtjes, duke ditur të luftojmë të gjithë së bashku “, tha Conte përcjellë KosovaPress.

“Unë nuk mendoj se Belgjika është favorite, do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Do të varet nga vendosmëria dhe vëmendja ndaj detajeve. Dhe sigurisht, nga fakti nëse do të luajnë apo jo lojtarët më të mirë.”, ka thënë Conte.

Lexo edhe

Video