Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi përvojash e bashkëpunimi

Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi përvojash e bashkëpunimi

M.O.W. bashkon industrinë e tekstilit nga e gjithë bota, ku prodhuesit kombëtarë e ndërkombëtarë shkëmbejnë trendet, format dhe ngjyrat e fundit të industrisë së mobilieve dhe tekstilit.

Qendra e ekspozitës Bad Salzuflen në Gjermani ofron një mjedis të përshtatshëm për ngjarje të drejtpërdrejta që janë sa të këndshme, aq edhe të suksesshme. 

Takimi i industrisë evropiane dhe jo vetëm, në panairin ndërkombëtar M.O.W ka filluar nga data 18 shtator dhe do të përfundoj më 22 shtator. Si ekspozues në këtë panair, kompania Ventius International apo siç njihet Comodita është paraqitur në mënyrën më dinjitoze me një gamë të gjerë produktesh, me koleksionet e fundit nga kategoria e gjumit si, dyshekë, mbishtresa dysheku dhe jastëkë, të prodhuara me teknologjinë më moderne.

Cilësia e produkteve, teknika e përdorur e zhvillimit të tyre si 100% material i reciklueshëm deri te sistemimi i produkteve dhe rekuizitave në 180 metra katrorë shtand, paraqitja vizuele dhe inkuadrimi  i teknologjisë më të përparuar i japin formë dhe paraqitje atraktive punës së gjatë të stafit të Comodita Home.  


“Pjesëmarrja e Comodita Home në panairin M.O.W si lojtar permanent në tregun global ka fokus paraqitjen e gamës tonë prodhuese, zgjerimin e bashkëpunimeve në Evropë dhe më gjerë. Me pjesëmarrjen e ekspozuesve nga e gjithë bota dhe me paraqitjen e produkteve inovative është forcuar edhe më shumë rëndësia e brendit tonë prodhues“, thotë drejtori i Comodita Home, Eroll Shabi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e shitjes nga Comodita theksojnë se vetëm gjatë 2 ditëve të para numri i vizitorëve ka qenë tepër i madh duke shprehur interesim për bashkëpunim. Vlen të theksohet se janë zhvilluar 12 takime si më të rëndësishmet, të cilat priten që shumë shpejt të konkretizohen me kontrata.

Më shumë se 500 ekspozues të të gjitha formateve të shitjes së mobilieve, të palëvizshme dhe online, për të gjithë të pjesëmarrësit M.O.W., jo vetëm që ofron një ngjarje panairi, por gjithashtu i ofron industrisë zgjidhje dhe impulse afër tregut.

Për organizatorët e panairit tashmë është e parashikueshme që M.O.W. 2022 do të jetë një panair i fortë, i rëndësishëm, me tendencë që tërheq vizitorë nga të gjitha format e marketingut të mobilieve. Ashtu si vitin e kaluar, ata presin që rreth 40 për qind e vizitorëve të vijnë nga jashtë.

Lexo edhe

Video