Çmimi “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës i ndahet futbollistit të Dukagjinit

Çmimi “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës i ndahet futbollistit të Dukagjinit

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”.

Ky çmim për xhiron e 29-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini, Ergyn Ahmeti.


Mesfushori qendror i skuadrës klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që Dukagjini e arriti si mysafir në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 1:0.

Ndonëse nuk ishte realizator i golit, ai u shqua me kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, duke qenë në vazhdimësi pikënisja e çdo aksioni të rrezikshëm të Dukagjinit dhe ndër më të merituarit për arkëtimin e tri pikëve tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Pas fitores në Skenderaj, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku edhe më tutje ndodhet në pozitën e 8-të, por tani më 33 pikë, me vetëm dy pikë më pak se Drenica në vendin e 7-të.

Lexo edhe

Video