Çlirohet Asllani: I falënderoj shokët që më shpëtuan

Çlirohet Asllani: I falënderoj shokët që më shpëtuan

Mbrëmja e sotme është për Kristjan Asllanin një emocion i bukur siç shpjegon për “Sky Sport” vetë mesfushori i Interit në fund të ndeshjes.

Mesfushori shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 71’ të ndeshjes duke e zëvendësuar Hakan Calhanoglun.

“Ne jemi të lumtur, ishte një grup vërtet i vështirë. Ne ishim të mirë në kalimin e tij, ishte thelbësore. Tani do të shkojmë në kampionat, pastaj le të mendojmë për raundin e dytë,” tha Asllani pasndeshjes.


Ai më pas foli edhe për emocionet që pati në këtë ndeshje si dhe për gabimin që bëri në “Camp Nou” ndaj Barcelonës kur lëshoi rastin që ta shënonte golin e fitores.

“Po, ishte një emocion i madh, sidomos për mua që kam qenë tifoz i Interit që kur isha fëmijë. Ashtu shkoi me mundësinë e Barcelonës, bëmë mirë sot që rikuperuam gjithçka dhe falënderoj djemtë që praktikisht më shpëtuan. “, theksoi Asllani.

Në fund, Asllani deklaroi se është i lumtur në Inter dhe se do të punojë edhe më shumë.

“Po, jam i lumtur. Po shkon shumë mirë. Është normale të luaj më pak sepse kam lojtarë shumë të fortë përballë, përpiqem çdo ditë të mësoj sa më shumë duke vjedhur diçka nga të gjithë, sidomos nga Brozo dhe Calhanoglu. dhe unë duhet të vazhdoj të punoj”, tha në fund ai.

Lexo edhe

Video