Çka po ndodhë tani në ekonominë botërore si pasojë e COVID 19?

Çka po ndodhë tani në ekonominë botërore si pasojë e COVID 19?

Si çdo krizë tjetër edhe kjo krizë botërore ka efektet e saja negative dhe nëse ndalemi dhe e shikojmë në aspektin ekonomik dëmet janë shumë më të mëdhaja se sa mundë edhe të llogaritën për shkak të faktorëve multidimensional dhe se rimëkëmbja ekonomike dhe që bota të kthehet para kohës së shfaqjes së kësaj gjendje atëherë minimum nevojiten edhe 3 vite d.m.th. viti 2023 është shumë diskutabil se a mundë të kthehemi në pikën zero.

Shumë ekonomi botërore dhe vende të botës deri më tani 170 kanë filluar të aplikojnë pako fiskale për të ndihmuar në tejkalimin e sa më të shpjete të kësaj krize të madhe ekonomike që kjo e fundit po shihet të jetë më e madhe se e vitit 2008.

Këto politikat fiskale si fazë fillestare kanë qenë si pako urgjente dhe momentale në piken kur janë ndalur shumë industri ndërsa si pjesë e dytë është pako për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe që industritë të rikthehen sa më parë në nivelin ku ishin. Sipas të dhënave nga IMF(FMN) deri në fund të muajit Prill janë janë ndarë #9trilion ($) dollarë si mbështetje fiskale për luftimin e #Covid19, por kjo shifër besoj se do të rritet edhe më tutje.


Për shembull  vetëm në muajin e fundit janë aprovuar këto pako fiskale shtesë: USA 483 miliard $, Japonia 83miliard $, po ashtu edhe shumë shtete të G20 kanë aplikuar pako shtesë për të mbështetur popullin si dhe e kanë rritur transferin e parasë.

Për të mbajtur likuiditetin në nivelin e duhur aksionarët duhet që mos të tërheqin dividendë-n (fitimin) e që sipas Fondit Monetarë Ndërkombëtar vetëm 30 Banka globale kanë shpërndarë mbi 250 miliard $ tek aksionarët. Nëse këta të fundit Aksionarët nuk i tërheqin këto fitime të mëdha pas kalimit të kësaj gjendje pasuria e tyre do të shumëfishohet……

Mbetëshi me shëndet!

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.