Çka mund të bëni kur ndiheni të vetmuar në punë?

Çka mund të bëni kur ndiheni të vetmuar në punë?

Për shumë njerëz, dita e parë në një vend pune është më e vështirë dhe shoqërohet kryesisht me heshtje. Mirëpo, me kalimin e ditëve, disa përshtaten me ambientin dhe krijojnë miqësi, e disa të tjerë vazhdojnë të luftojnë izolimin e përditshëm në punë.

Ndjenja e vetmisë në punë mund të çojë gradualisht të mos dëshira për të punuar. Pra, të mos e doni punën që bëni. Sidoqoftë, jeni ju ata që mund ta largoni këtë ndjesi. 

Çka e shkakton vetminë në punë?

Pavarësisht karakterit të personit apo rolit në një kompani, vetmia është ndjenjë që mund ta prekë secilin. Njerëzit mund të ndjehen të vetmuar edhe nëse punojnë në kompani të mëdha ku ka një numër të madh të stafit. Çështjet personale, kushtet në vendin e punës, dinamika, ekipi etj., mund ta nxisin vetminë në punë.

Në vazhdim, ju sjellim disa këshilla se si ta tejkaloni ndjenjën e vetmisë në vendin e punës.

Bëni përpjekje të flisni

Për t’i përmirësuar gjërat në këtë drejtim, filloni dhe flisni më shumë se sa vetëm një “mirëmëngjesi”, “faleminderit” apo “ditën e mirë”. Vëzhgoni mjedisin dhe nëse jeni ju personi që nuk po flisni, filloni ta ndryshoni atë.


Filloni me mbledhje

Ndonjëherë puna mund t’ua imponojë të rrini në tavolinën tuaj me orë, mirëpo përpiquni të largoheni sado pak minuta. Në vend që t’i dërgoni një email personit pranë jush, çohuni dhe bisedoni me të. Provoni të diskutoni me kolegët rreth një projekti, caktoni takim dhe mos komunikoni vetëm nëpërmjet emails apo telefonit. Kjo ju mundëson t’i prishni barrierat dhe të filloni të bëheni më i afërt me kolegët. Ndërkaq, si udhëheqës apo menaxher, sigurohuni që të mbani takime të rregullta në mënyrë që të gjithë të mund të japin idetë e tyre. 

Bashkohuni me kolegët

Në rastet kur kompania apo ekipi organizojnë një aktivitet, mos hezitoni të merrni pjesë. E njëjta ndodhë edhe në pauzat e drekës apo takimet e tjera të ndryshme. Këto aktivitete, ju japin mundësinë të krijoni afrimitet me kolektivin. Gjithashtu, nëse keni ju ndonjë ide për ndonjë aktivitet të ri, njoftoni ekipin dhe filloni ta organizoni atë.

Miqësohuni

Mundohuni të gjeni një person të shoqërueshëm që ka qenë në kompani për më shumë kohë se sa të tjerët. Kjo nuk nënkupton vetëm dikë në të njëjtin departament apo projekt ku ju punoni. Afrohuni edhe me personat e tjerë, p.sh. ata që punojnë në shitje mund t’ju njoftojnë me të tjerët dhe t’ju informojnë më shumë rreth pjesëtarëve të tjerë të ekipit.

Provoni pak humor

Nuk e thonë kot që e qeshura është ilaçi më i mirë. Prandaj provoni pak humor. Nëse ndiheni të izoluar në punë, pa marrë parasysh në çfarë shkalle, është e rëndësishme të qëndroni këmbëngulës. Edhe nëse mendoni që e keni dhënë më të mirën e juaj, mos u demoralizoni menjëherë dhe mos i merrni gjërat shumë personalisht. Nëse nuk ndaleni me përpjekjet e juaja si dhe jeni të sinqertë, patjetër që ndryshimi do të ndodhë./AkademiPune/

Lexo edhe

Video