Çka është fontanela?

Çka është fontanela?

Kafka e bebes nuk formohet komplet gjatë periudhës së shtatzënisë, kjo në mënyrë që gjatë lindjes të kalojë foshnja në kanalin e lindjes.

Fontanelën te bebat do ta shihni në kokën e foshnjës si pjesë e butë e cila pulson.

Në kokën e bebes janë dy fontanela. Fontanela e madhe që ndodhet në maje të kokës, ajo mund të jetë me gjerësi deri në 5 cm. Zakonisht kjo fontanelë mbyllet kur foshnja mbush një vjeç .


Fontanela e prapme ka formë trekëndëshi dhe mund të ketë diametër prej 1.5 cm dhe nuk është e lehtë për ta gjetur.

Fonatela i jep mundësi trurit të rritet dhe prindërit nuk duhet të shqetësohen se mund ta lëndojnë fëmijën sepse membranat e mbrojnë mirë atë zonë.

Për çdo pyetje në lidhje me fonatelën dhe çdo shqetësim tjetër në spitalin “Fati Im”, ju mirëpresin mjekët e dëshmuar neonatolog.

SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.