City refuzon ofertën e parë të Chelseat për Raheem Sterling

City refuzon ofertën e parë të Chelseat për Raheem Sterling

Manchester City thuhet se ka refuzuar një ofertë me vlerë 25 milionë euro plus disa bonuse nga Chelsea për sulmuesin Raheem Sterling.

E ardhmja e 27-vjeçarit në “Etihad Stadium” është e pasigurt pasi ai së shpejti do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij, ndërsa konkurrenca në sulmin e skuadrës së Pep Guardiolas është rritur pas ardhjes së Erling Braut Haaland dhe Julian Alvarez.


Rivalët e Premierligës, Chelsea, raportohet se i kanë rritur përpjekjet për të nënshkruar me Sterling këtë verë, me “Blutë” që janë duke kërkuar një emër të ri për sulmin në pritje të largimit të Romleu Lukakut i cili po kërkon kthimin te Interi, përcjellë KosovaPress.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chelsea e konsideron Sterlingun si objektivin e tyre kryesor dhe ata kanë paraqitur një ofertë prej 25 milionë euro plus bonuse, por ky propozim është refuzuar nga kampionët e Premier Ligës.

Romano shton se skuadra e Thomas Tuchel po planifikon të bëjë një ofertë të dytë për reprezentuesin anglez, me Man Cityn që e vlerëson sulmuesin midis 55 dhe 60 milionë euro.

Lexo edhe

Video