City mposht West Hamin, Haaland prezanton vetën në Premier Ligë

City mposht West Hamin, Haaland prezanton vetën në Premier Ligë

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës, ku kampioni anglez, Manchester City e ka nisur sezonin e ri me fitore si mysafirë kundër West Ham United.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Manchester City e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 skuadrën e West Ham, përcjell KosovaPress.


Ylli i ndeshjes padyshim ishte norvegjezi, Erling Haaland, i cili e prezanton vetën në Premier Ligë duke shënuar dy gola në portën e Areolas.

Fillimisht, Haaland realizoi nga pika e bardhë në minutën e 36’, kurse e vulosi fitoren e skuadrës së Pep Guardiolas në minutën e 65’ të ndeshjes.

Rezultati final, 2:0 në favor të Cityt.

Lexo edhe

Video