Futbollistët e Manchester Cityt kanë vazhduar serinë 32 ndeshje pa humbje në Premierë Ligë qe nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi sot mposhtën si vendës skuadrën e parafundit në tabelë Southampton me rezultatin 1:0.
Trajneri Pep Guardiola nisi ndeshjen me katër ndryshime në krahasim me Sparta Pragë në mes javën e Ligës së Kampionëve, duke vendosur në bankën rezervë Ortega, Stones, Ake dhe Guondogan, të cilët u zëvendësuan nga Ederson, Gvardiol, Dias dhe kroati Kovaçiq.
Kjo është fitorja e shtatë e “Qytetarëve” në këtë edicion të garave nga 9 xhiro të deritanishme, duke vazhduar të mbetet ekipi i vetëm pa humbje me 23 pikë në krye të tabelës, dy më shumë se Liverpool në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Southampton ndërkaq vazhdon serinë pa fitore me vetëm një pikë të fituar deri më tash.Në ndeshjet e tjera të sotme në Premier Ligë Aston Villa-Bournemouth 1:0, Brentford-Ipswich Town 4:3, Brighton-Wolves 2:2. Everton-Fulham luajnë nga ora 18:30.
Xhiroja e nëntë përmbyllet nesër me takimet Chelsea- Newcastle United, Crystal Palace-Tottenham Hotspur, West Ham-Manchester United dhe derbi Arsenal- Liverpool që do të vendosë eventualisht në ndryshime të kreut të tabelës.