City mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Brighton

City mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Brighton

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Brighton dhe Manchester City, ku pas 45’ minutave lojë kampioni aktual i Premier Ligës ka epërsinë prej tre golave.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi mesfushori Ilkay Gundogan, i cili shënon në minutën e 13’ për të kaluar Cityn në epërsi, përcjell KosovaPress.


Skuadra e Pep Guardiolas nuk u ndal me kaq, ku shënoi edhe dy gola të tjerë përmes yllit anglez Phil Foden, i cili thellon epërsinë në 3:0 përmes golave të tij në minutën e 28’ dhe në atë të 31’.

Rezultati pas pjesës së parë në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Brighton është 3:0 në favor të kampionit anglez.

Lexo edhe

Video

error: