City kërkon ta ruajë diferencën prej tre epikësh me Liverpoolin me fitore ndaj Wolves, formacionet zyrtare

City kërkon ta ruajë diferencën prej tre epikësh me Liverpoolin me fitore ndaj Wolves, formacionet zyrtare

Wolverhamptoni do të jetë rivali i radhës në Premier Ligë për Manchester Cityn, skuadër e cila e kryeson tabelën e kampionatit anglez me pikë ta barabarta me Liverpoolin, nga 86, por që e ka mundësinë ta kthejë diferencën prej tre pikësh nëse triumfon sondej ndaj Ëolves si mysafir.

Liverpooli të martën e mposhti me vështirësi skuadrën e Astoo Villas me rezultat 2-1 me përmbysje të rezultatit duke e lënë ta hapur luftën për titullin kampion, transmeton KosovaPress.

Sonte, skuadra e Pep Guardiolas kërkon tre pikë të plota në mënyrë që në dy ndeshjet e mbetura të Premier Ligës të jetë më e qetë sa i përket kësaj gare.


Ndeshja ndërmjet Wolverhamptonit dhe Manchester Cityt starton nga ora 21;15 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Wolves: Jose-Sa, Chiquinho, Jonny, Coady, Boly, Nouri, Dendoncker, Neves, Moutinho, Jimenez, Meto

Manchester City: Ederson, Cancelo, Fernandinho, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Sterling, De Bruyne, Foden

Lexo edhe

Video