Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Çitaku: Izraeli po sulmohet nga organizata terroriste, Kosova duhet t’i dënojë

Çitaku: Izraeli po sulmohet nga organizata terroriste, Kosova duhet t’i dënojë

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të reagojnë për sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut ndaj Izraelit.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka thënë se Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.

“Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponsorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës’, ka thënë ajo.

Ky është statusi i saj i plotë:

Thënë të drejtën, ua kam lakmi atyre të cilët me kompetencë deklarohen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Kam vizituar disa herë zyrtarisht Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun etj.

Jam takuar zyrtarisht shumë herë me përfaqësues të lartë të Izraelit, si dhe me përfaqësues Palestinez (përfshirë Arafatin).

Konfliktin në Lindje të Mesme, e veçanërisht atë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, nuk e përcjelli në Facebook & Tëitter.


E përcjelli pak më thellë. Nuk jam tifoze.

Megjithatë, nuk i jap vetes të drejtë të deklarohem me kompetencë për këtë çështje!

Tash, pa interpretime, këto janë faktet:

1) Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terrorise. Synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.

2) Civil të pafajshëm, Izraelit dhe Palestinez, po vdesin si pasojë e luftimeve.

Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.

Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponsorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës.

Kaq.

Lexo edhe

Video

error: