Cila është vajza që po pushon me Ylli Limanin në Green Coast?!

Cila është vajza që po pushon me Ylli Limanin në Green Coast?!

Pas një vere të gjatë me angazhime dhe koncerte të ndryshme, këngëtari i njohur Ylli Limani ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.

Ai është fotografuar në shëtitoren e resortit Green Coast në shoqërinë e miqve të tij, ku ajo që na ka rënë në sy është vajza e kapur në foto krah tij.


Grupi i miqve duket se po shijon një kohë fantastike duke zgjedhur vendin më “IN” të momentit për të pushuar nga shumë personazhe të tjerë të botës së ekranit dhe biznesit.

Sa i takon jetës private Ylli ka qenë gjithmonë diskret dhe pavarësisht lajmeve të ndryshme që kanë qarkulluar rreth tij, asgjë nuk është konfirmuar nga artisti.

Dhe pavarësisht se si një natyrë “diskrete” siç e quan veten ka preferuar të pushojë larg syve kureshtar në Green Coast, ne sërish mundëm t’ju sjellim disa foto të verës së tij.

Lexo edhe

Video