Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Çiklistët kërkojnë lirimin e shtegut të biçikletave nga automjetet

Çiklistët kërkojnë lirimin e shtegut të biçikletave nga automjetet

Në kuadër të javës nacionale të sigurisë rrugore “Marakli t Biçikletave” dhe Policia e Kosovës shpërndajnë broshura informative për ngasësit e automjeteve për të mos parkuar në krosin e biçikletave.

Berat Rakovica  nga OJQ “Marakli t ‘biçikletave”, tha se kampanja e organizuar nga kjo OJQ dhe Policia e Kosovës ka për qëllim lirimin e korsive të biçikletave dhe rrugët e këmbësorëve.

Rakovica fajëson Komunën e Prishtinës që nuk ka vendosur sinjalizues për të ndaluar parkingun në këto korsi.

Berat Rakovica tha se dje kanë informuar pjesëmarrësit e komunikacionit për respektimin e të drejtave të çiklistëve dhe këmbësorëve, duke u lënë nga një fletushke në veturat e tyre.

“Krejt kjo fushatë është nis si ide për lirimin e korsive të biçikletave, meqë rast 30% të kampanjës ia kemi dedikuar edhe këmbësorëve me i liruar edhe rrugët e këmbësorëve jo vetëm të çikletave. Dje ka qenë një ditë më e vështirë, pasi që ka pas jashtëzakonisht shumë automjete të parkuara, dje i kemi informuar pjesëmarrësit e komunikacionit për respektimin e drejtave të çiklistëve dhe të këmbësorëve duke iu lënë nga një fletushkë…pas kësaj bashkë me policinë i kemi inspektuar këto rrugë dhe i kemi rekomanduar që mos me u parku në këto hapësira”, tha ai


Rakovica tha se Komuna e Prishtinës, ani se ka rregulluar korsi të biçikletave, nuk e ka përfunduar si duhet, pasi që nuk ka vendosur sinjalistika.

“Prishtina ka punu kogja shumë në korsi të biçikletave, mirëpo ky është projekti i fundit, Rr. Agim Ramadani që edhe po kemi problem pak me rrugë, pasi që nuk është përfunduar nuk është vendos sinjalistika dhe policia po ka të vështirë me vepruar në këtë rast, pasi që nuk janë të vendosura shenjat horizontale, vertikale”, tha ai.

Majori i Policisë, Milaim Fejzullahu tha se dje nuk kanë shqiptuar gjoba për ata që kanë parkuar në këto korsi por vetëm kanë tërhequr vërejtjen për kundërvajtës.

“Ne me organizatorët dje ka qenë një ditë fillimi i javës që është dashur me vepruar ne si polici për me iu dhënë mundësi në këtë hapësire që të lëvizin lirshëm, nuk kemi dashur me ndërmarr masa, me lëshu gjoba, pasi që ka qenë dita e parë edhe jemi shkuar vetëm me tërheqje të vërejtjes për të gjithë ata kundërvajtës që janë parku në këto staza”, tha ai

Policia e Kosovës gjithashtu ka angazhuar policë civil në semafora, të cilët do të fotografojnë dhe incizojnë ata që nuk ndalen në dritën e kuqe.

Lexo edhe

Video

error: