“Chopin Piano Fest”, sjell në Prishtinë pianistin hungarez Gergely Kovács

Në kuadër të edicionit të 11-të të festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina”, mbrëmjen e sotme performoi pianisti hungarez Gergely Kovács, për të cilin u tha së është laurat i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, József Bencze u shpreh i lumtur me mbajtjen e këtij festivali në kryeqytet, teksa siguroi mbështetjen e institucionit që ai drejton.

“Shpresoj shumë që ambasada jonë, të kontribuojë në suksesin e Festivalit të Chopen-it. Faleminderit për ftesën. Në vitin 2021, bota e muzikës nderon kujtimin për pianistin e njohur hungarez György (Georges) Cziffra, dhe 100 vjetori i tij i lindjes u përfshi në listën e përvjetorëve të rekomanduar nga UNESCO”, tha ai.

Drejtoresha artistike e festivalit “Chopin Piano Fest”, Lejla Pula tha se ky festival do të zgjasë 1 muaj për të shpalosur vlera artistike për gjithë adhuruesit e muzikës klasike.


“Ne kemi një traditë të bashkëpunimit me Ambasadën Hungareze, 11 vjeçare, çdo vit kemi pasur edhe një pianist hungarez që është prezantuar para publikut kosovar. Është një bashkëpunim i mrekullueshëm, në të vërtetë edhe ata kanë interesim t’i shpalosin vlerat e veta në Kosovë. Sot e kemi një pianist të ri, laureat i çmimeve të shumta ndërkombëtare dhe një pianist me famë”, tha ajo.

Festivali “Chopin Piano Fest Prishtina”, ka filluar edicionin e 11-të më 31 maj dhe do të zgjasë deri më 30 qershor.

Ky festival që i përkushtohet mjeshtërisë së interpretimit pianistik dhe repertoarit më të shquar pianistik botëror dhe shqiptar.

Ky edicion i 11-të i këtij festivali ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por ishte anuluar për shkak të pandemisë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.