Chiellini vaksinohet me dozën e tretë kundër Covid-19

Chiellini vaksinohet me dozën e tretë kundër Covid-19

Kapiteni i Juventusit dhe Kombëtares së Italisë Giorgio Chiellini ka treguar sot se është vaksinuar me dozën e tretë kundër virusit Covid-19 këtë mëngjes, dhe ka paralajmëruar të gjithë që të luajnë rolin e tyre në përballjen kundër kësaj pandemie.

Mbrojtësi italian postoi një fotografi të tij me një maskë në fytyrë, i ulur në repartin e vaksinimit në qendrën spitalore J-Medical, pasi që ishte vaksinuar, përcjell KosovaPress.


“Këtë mëngjes kam marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. Falë kësaj vaksine dhe gjësendeve personale mbrojtëse ne jemi duke luftuar që t’i rikthehemi normalitetit. Të gjithë duhet të jemi pjesë e kësaj iniciative, kështu që të vaksinohemi për vete dhe për të mbrojtur të tjerët që janë më të dobët në shëndet”, shkruante Chiellini në “Twitter”.

Shumica e lojtarëve të Serie A janë të vaksinuar, por ka ardhur koha që shumë prej tyre të marrin edhe një dozë tjetër, pasi pas gjashtë muajve efekti i vaksinës fillon të zbehet.

Lexo edhe

Video

error: