Chelsea synon transferimin e mbrojtësit të Brighton

Chelsea synon transferimin e mbrojtësit të Brighton

Kampioni evropian dhe botëror Chelsea është duke konsideruar që të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e Brighton Adam Webster, raporton “The Express”.

Webster është duke treguar paraqitje tejet të mira këtë sezon në Premier Ligën angleze me Brightonin, ku në fitoren e fundit kundër Watford ishte protagonist me gol, përcjell KosovaPress.


Chelsea pritet që të jetë e interesuar për të përforcuar repartin e mbrojtjes, pasi që mbrojtësit Antonio Rudiger, Cezar Azpilicueta dhe Andreas Christensen janë të gjithë pa kontrata në fund të këtij sezoni.

Bisedimet me këta tre të fundit kanë hasur në probleme, ku tani nga shumë media janë përhapur spekulime për largime të mundshme të Rudiger, Azpilicueta dhe Christensen.

Tani raportohet se trajneri Thomas Tuchel dëshiron me çdo kusht të transferojë një mbrojtës, dhe Webster gjendet në listën e të dëshiruarve për tu transferuar në “Stamford Bridge”.

Lexo edhe

Video