Chelsea synon fitoren kundër Malmos, ja formacionet e mundshme

Chelsea synon fitoren kundër Malmos, ja formacionet e mundshme

Kampioni aktual evropian Chelsea do të synojë sot që t’i rikthehet fitoreve në Ligën e Kampionëve, ku e pret në shtëpi, në stadiumin “Stamford Bridge” skuadrën e Malmos.

Në xhiron e fundit në këtë garë, të dy skuadrat regjistruan humbje, ku Chelsea u mposht nga Juventusi me rezultat minimal 1:0, kurse Malmo pësoi humbje nga skuadra e Zenit me rezultat 4:0, përcjell KosovaPress.

“Blutë” e Londrës dhe Malmo gjenden në Grupin H, ku skuadra e Chelseat zë vendin e dytë me vetëm tre pikë, kurse Malmo pozicionohet e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.

Chelsea dhe Malmo janë përballur vetëm dy herë mes vete, ku të dy fitoret i ka regjistruar skuadra e Chelseat.

Në ndeshjen e sotme, te Chelsea do të mungojnë Pulisic dhe Ziyech, kurse te Malmo nuk do të paraqiten Ahmedhodzic, Beijmo, Knudsen, Lewicki, Rieks dhe Toivonen.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-5-2): Mendy; Christensen, Silva, Sarr; Azpilicueta, Kante, Mount, Jorginho, Alonso; Lukaku, Werner

Malmo FF (3-5-2): Dahlin; Moisander, Brorsson, Nielsen; Larsson, Rakip, Innocent, Christiansen, Berget; Birmancevic, Colak

Grupi H

21:00 Chelsea – Malmo (Stadiumi Stamford Bridge)

Lexo edhe

Video

error: