Chelsea shet 23 milionë euro lojtarin që s’ka luajtur kurrë për ta
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Chelsea dhe Al Nassr janë pranë marrëveshjes me të cilën sulmuesi 19-vjeçari Angelo Gabriel do të largohet nga klubi londinez dhe do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

I riu brazilian u ble nga Chelsea për 15 milionë euro nga Santos vitin e kaluar, por ende nuk e ka veshur fanellën e klubit në ndeshjet zyrtare.

Pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë minutë për Chelsea, klubi londinez do të fitojë para nga shitja e tij.

Sipas mediave angleze, Al Nassr do ta sjellë atë në një transfertë prej 23 milionë eurosh. Angelo luajti si huazim në Strasburg sezonin e kaluar dhe në 25 ndeshje  nuk arriti të shënonte gol.

Për Santos, ku bëri debutimin e tij si 15-vjeçar, ai luajti 129 ndeshje me një performancë prej pesë golash dhe 10 asistime. Ai ka kontratë me Chelsean deri në fund të sezonit 2028/29.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024