Chelsea rrëmben pikë të plota nga derbi me Tottenhamin

Chelsea rrëmben pikë të plota nga derbi me Tottenhamin

Chelsea ka dalë triumfues nga ballafaqimi me Tottenhamin, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-0 në “Stamford Bridge”, ndeshje kjo e vlefshme për 24 të Premier Ligës.

Pjesa e parë edhe pse ofroi një ndeshje shumë të fortë, nuk ofroi gola, por shumë më ndryshe shkoi pjesa e dytë e këtij ballafaqimit.


Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 47’ me Hakim Ziyech që i dha epërsinë Chelsea më një gol jashtëzakonisht të bukur, transmeton KosovaPress.

Fitoren e “Bluve” të Londrës e vulosi braziliani Thiago Silva me golin e tij në minutën e 55’ pas një asistimi që mori nga Masson Mount.

Kjo fitore për Chelsean vjen pas tri barazimeve dhe një humbjeje që sollën edhe distancimin e tyre sa i përket luftës për titull, garë kjo e cila udhëhiqet nga Manchester City si lidë ri tabelës. Chelsea tani ka 47 pikë në vendin e tretë, kurse Totenhami i Antonio Contes është i shtati me 36 pikë.

Lexo edhe

Video