Chelsea pritet ta largoj Saul nga skuadra

Chelsea pritet ta largoj Saul nga skuadra

Kampioni evropian Chelsea pritet që ta rikthejë mesfushorin spanjoll Saul Niguez te skuadra e tij Atletico Madrid në këtë afat kalimtar të transferimeve në janar, raporton “Marca”.

Saul ka dështuar që të adaptohet me lojën në Premier Ligën angleze, dhe tani trajneri Thomas Tuchel thuhet se nuk do të llogarisë në shërbimet e tij, përcjell KosovaPress.


Mesfushori spanjoll kaloi te Chelsea në formë huazimi nga Atletico Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve gjatë verës .

Që nga kalimi në “Stamford Bridge” Saul ka arritur të bëjë vetëm tetë paraqitje për “Blutë” e Londrës, duke regjistruar vetëm një asistim mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video