Chelsea pëson humbjen e dytë të sezonit, befasohet nga Southampton

Chelsea pëson humbjen e dytë të sezonit, befasohet nga Southampton

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Southampton dhe asaj të Chelseat, ku nikoqirët kanë arritur të arkëtojnë pikët e plota.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. Mary’s”, skuadra e Southamptonit e ka befasuar Chelsean duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Raheem Sterling ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke e dërguar në epërsi Chelsean në minutën e 23’ të ndeshjes.


Golin e barazimit vendasit e gjetën saktësisht pas pesë minutave, ku Lavia shënon në minutën e 28’ për të barazuar shifrat për Southamptonin në 1:1.

Ndërkaq, kur shihej se pjesa e parë ishte drejt fundit, Armstrong shënon për të kaluar Southamptonin në epërsi prej 2:1 në minutën e 45+1’, gol ky që rezultoi të jetë i fundit për ndeshjen e sotme.

Me pikët e reja, Southamptoni ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë në kuotën e shtatë pikëve, aq sa ka edhe kundërshtari i sotëm, Chelsea, në pozitën e tetë.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Southampton.  

Lexo edhe

Video