Chelsea nuk resht së tronditur tifozët e saj dhe më larg çdo mendimi se mund të luajë garat e UEFA-s sezonin e ardhshëm.
Në kuadër të xhiros së 23-të të Premier Ligës angleze, ata pësuan një disfatë të rëndë në shtëpi ndaj Wolverhampton me rezultat 2:4, me çka mysafirët i kaluan në tabelë.
Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 19-të me golin e Cole Palmer, por në pjesën e parë mysafirët e kthyen rezultatin. Fillimisht në minutën e 22-të Matheus Cunha shënoi për një barazim ekspres të rezultateve dhe në minutën e 43-të Wolves kaloi në avantazh falë autogolit të Axel Dias.
Problemet e Chelsea vazhduan në pjesën e dytë pasi Cunha shënoi sërish në minutën e 63-të dhe më pas përfundoi het-trikun e tij me një goditje dënimi në minutën e 82-të.